Bedri Hamza i gatshëm të përballet me Albin Kurtin: Kur të don, i garantoj debat të edukuar - Gazeta Express
string(89) "bedri-hamza-i-gatshem-te-perballet-me-albin-kurtin-kur-te-don-i-garantoj-debat-te-edukuar"

Lajme

Gazeta Express

28/03/2024 22:32

Bedri Hamza i gatshëm të përballet me Albin Kurtin: Kur të don, i garantoj debat të edukuar

Lajme

Gazeta Express

28/03/2024 22:32

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryeministër Bedri Hamza, i ka bërë ftesë kryeministrit aktual, Albin Kurti për ballafaqim në debat publik, duke i thënë se prej sot ‘kur të don dhe ku të don’, shkruan Gazeta Metro.


Sonte në ‘Rubikon’, ka qenë i ftuar kandidati i PDK’së për kryeministër, Bedi Hamza. Ai u pyet nga gazetari se a do t’i kërkojë kryeministrit Kurti një duel në debat.

Lexo Edhe:

Hamza ishte i shkurtër, duke thënë se i kërkon debat Kurti, madje ai tha se kryeministri mund ta caktojë kohën dhe vendin.

“Prej sonte kur të don, ku të don edhe i garantoj debat të edukuar”, u shpreh kandidati për kryeministër i PDK’së.

Si përgjigje të PDK’së ndaj thirrjeve të qytetarëve për jetë, mirëqenie dhe të ardhme më të mirë e quajti kryetari i PDK-së Memli Krasniqi vendimin e djeshëm që ta nominojnë Bedri Hamzën për kryeministër, në garën që ende nuk ka ditë fillimi. /gazetametro.net