"A ke dominu ti gjatë dhunimit se dukesh dominuese", Vasfije Krasniqi tregon çka u pyet një viktimë e dhunës seksuale nga Komisioni - Gazeta Express
string(124) "krasniqi-goodman-lajmin-per-dhunimin-tim-te-pareve-ia-tregova-ushtareve-te-uck-se-nena-ime-e-ka-vuajtur-edhe-me-shume-se-une"

Lajme

Gazeta Express

15/04/2024 18:40

“A ke dominu ti gjatë dhunimit se dukesh dominuese”, Vasfije Krasniqi tregon çka u pyet një viktimë e dhunës seksuale nga Komisioni

Lajme

Gazeta Express

15/04/2024 18:40

E mbijetuara e dhunës seksuale nga lufta e fundit në Kosovë, Vasfije Krasniqi- Goodman në emisionin Frontal ka folur për trajtimin që iu bëhet viktimave nga Komisioni Qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të personave të dhunuar gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Ajo ka treguar se anëtarët e komisionit shpesh herë nuk janë profesional për shkak të pyetjeve me të cilat i drejtohen viktimave.

Lexo Edhe:

“Këta të komisionit nuk e kanë primare këtë punë të gjithë e kanë sekondare apo e treta, ato lëndët mbesin. Aty duhet me zgjedh persona e jo një person që pyet viktimën a ke dominu në dhunim sepse po dukesh dominante ti. Këto shprehje nuk duhet të bëhen jo me viktima” ka thënë Krasniqi-Goodman.

Mu për këtë arsye ajo ka kërkuar ndryshime në komison.

“Kam kërkuar publikisht me ndërmarrë diçka me komisionin, me u ndryshu. Kam kërkuar si nga presidentja e si nga kryeministri me u ndryshu komisioni, me i rishiku këto refuzime sepse ne nuk jemi 60 mijë veteran, jemi një numër i vogël” shtoi Krasniqi-Goodman.