KQZ'ja thotë se ende nuk dihet kur fillon procesi i numërimit të votave me kusht - Gazeta Express
string(91) "kqzja-thote-se-ende-nuk-dihet-kur-fillon-procesi-i-nume%cc%88rimit-te%cc%88-votave-me-kusht"

KQZ’ja thotë se ende nuk dihet kur fillon procesi i numërimit të votave me kusht

Lajme

Gazeta Express

28/02/2021 19:40

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë se ende nuk dihet se kur do të fillojë numërimi i fletëvotimeve me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta, pavarësisht se u paralajmërua që të nisë sot, më ora 18:00.

“Aktualisht shërbimi votues është duke bërë një verifikim të të dhënave dhe pas përfundimit të tij do të mund të fillojmë me numërimin e fletëvotimeve me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta”, tha ai, raporton Ekonomia Online.

Lexo Edhe:

“Po bëjmë përpjekje që ta përmbyllim sa më shpejt këtë proces në mënyrë që të mund të nisim me numërimin e votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta. Shpresojmë se do të arrijmë që sonte të nisim këtë numërim”, tha tutje Elezi.

Numri i zarfeve të fletëvotimeve me kusht është 31 mijë e 427, ndërsa i zarfeve të fletëvotimeve të personave me nevoja të veçanta është 2 mijë e 766.