KQZ: Sot në orën 18:00 përfundon afati për akreditim të vëzhguesve, nuk do të ketë shtyrje - Gazeta Express
string(87) "kqz-sot-ne-oren-1800-perfundon-afati-per-akreditim-te-vezhguesve-nuk-do-te-kete-shtyrje"

Lajme

Gazeta Express

15/04/2024 12:49

KQZ: Sot në orën 18:00 përfundon afati për akreditim të vëzhguesve, nuk do të ketë shtyrje

Lajme

Gazeta Express

15/04/2024 12:49

Sot në orën 18:00 mbyllet afati për akreditimin e vëzhguesve për procesin e votimit të 21 prillit në katër komunat veriore të Kosovës.

Zëdhënësi i KQZ’së, Valmir Elezi, tha për Gazetën Express se nuk do të ketë shtyrje të afatit pasi konsiderojnë që 15 ditë kanë qenë të mjaftueshme.

Lexo Edhe:

“Sot, më 15 prill, deri në orën 18:00, është afati i fundit për aplikim për akreditim të vëzhguesve për procesin e votimit më 21 prill. Nuk do të ketë shtyrje të këtij afati pasi konsiderojmë se afati 15 ditor ka qenë i mjaftueshëm për aplikim. Vetëm vëzhguesit e akredituar nga KQZ mund tavëzhgojnë këtë proces votimi”, tha Elezi.