KQZ: Ende asnjë prej 27 subjekteve politike s'e ka dorëzuar listën e kandidatëve për deputetë - Gazeta Express
string(91) "kqz-ende-asnje-prej-27-subjekteve-politike-se-ka-dorezuar-listen-e-kandidateve-per-deputete"

Lajme

Gazeta Express

11/05/2026 14:59

KQZ: Ende asnjë prej 27 subjekteve politike s’e ka dorëzuar listën e kandidatëve për deputetë

Lajme

Gazeta Express

11/05/2026 14:59

Ende asnjë prej 27 subjekteve politike që kanë aplikuar për pjesëmarrje në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit nuk e kanë dorëzuar listën e kandidatëve për deputetë.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi i tha Gazetës Express se deri në orën 14:00 nuk pati asnjë listë të dorëzuar.

“Deri më tani (e hënë, 11 maj 2026, ora 14:00) asnjë nga 27 subjektet politike nuk ka dorëzuar online listën e kandidatëve për deputetë për t’u certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 7 qershor 2026”, tha ai.

Elezi njoftoi se ka përfunduar periudha për subjektet politike që ta njoftojnë KQZ-në për pjesëmarrje në zgjedhje dhe për formimin e koalicioneve. Ai tha se “numri i përgjithshëm i subjekteve të mundshme politike që do të marrin pjesë në zgjedhjet e 7 qershorit është 27, prej të cilave 22 parti politike, 3 koalicione, 1 nismë qytetare dhe 1 kandidat i pavarur”.

Pas përmbylljes së procesit të certifikimit, KQZ pritet të organizojë tërheqjen e shortit për renditjen e tyre në fletëvotimin e zgjedhjeve të parakohshme.

Partitë politike që kanë njoftuar pjesëmarrjen në zgjedhje (1 – 7 maj) janë:

  1. Partia Socialdemokrate;
  2. Kosovaki Nevi Romani Partia;
  3. Partia Socialdemokrate e Ashkalinjve;
  4. Za Slobodu Pravdu i Opstanak;
  5. Srpska Lista;
  6. Yenilikçi Türk Hareket Partisi;
  7. Lidhja Demokratike e Kosovës;
  8. Fjala;
  9. Lëvizja Përparimtare e Romëve të Kosovës;
  10. Partia Rome e Bashkuar e Kosovës – PREBK;
  11. Socialdemokratska Unija;
  12. Jedinstvena Goranska Partija;
  13. Kosova Demokratik Türk Partisi;
  14. Nova Demokratska Stranka;
  15. Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës;
  16. Kosovski Savez;
  17. Partia Balliste;
  18. Partia Qytetare për Mirëqenie Sociale;
  19. Partia Liberale Egjiptiane;
  20. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës;
  21. Stranka Demokratske Akcije; dhe
  22. Partia Demokratike e Kosovës.

Partitë politike që kanë njoftuar për formim të koalicionit (1 – 7 maj) janë:

  1. Demokratska Stranka Bošnjaka dhe Demokratska Stranka Vatan (Koalicija VAKAT);
  2. Partia e Ashkalinjëve për Integrim, Partia Demokratike e Ashkanlive të Kosovës dhe Lëvizja për Bashkëveprim (Ashkalitë e Bashkuar); dhe
  3. Lëvizja Vetëvendosje, Guxo, Alternativa dhe Partia Shqiptare Demokristiane (Lëvizja VETËVENDOSJE!).

Nisma qytetare që kanë aplikuar për certifikim për pjesëmarrje në zgjedhje është:

  1. Složno Pobeđujemo.

Kandidati i pavarur që ka aplikuar për certifikim për pjesëmarrje në zgjedhje është:

  1. Esmir Kasi.

Advertisement
Advertisement
Advertisement