Kosovën e pret një punë e vështirë sonte - Gazeta Express

Sporte tjera

Moral Pozhegu

12/01/2022 15:50

Kosovën e pret një punë e vështirë sonte

Sporte tjera

Moral Pozhegu

12/01/2022 15:50

“Dardanët” do ta presin Turqinë në ndeshjen e pestë kualifikuese të Botërorit 2023 në hendboll

Kosovën e pret sonte një ndeshje e vështirë në hendboll.

Lexo Edhe:

“Dardanët” do t’i bëjnë konak Turqisë, në ndeshjen kualifikuese të Botërorit 2023.

Verdhekaltrit vijnë nga dy humbje të pësuara nga Greqia ditë më parë.

Ata aktualisht e zënë vendin e fundit në Grupin 1 me vetëm një pikë, shkruan “Gazeta Express”.

Hendbollistët e Kosovës janë të vetëdijshëm se do të jetë e vështirë të mposhten turqit.

Por, ata zotohen se do ta japin më të mirën nga vetja për t’i gëzuar tifozët.

Ndërkaq, Kosova e mbyll kampanjën kualifikuese të Botërorit 2023 me ndeshjen e së shtunës ndaj Belgjikës në udhëtim.

Pikërisht ndaj belgëve, “Dardanët” e kishin shijuar pikën e parë dhe të vetme në këto eliminatore.

Ndeshja e sontme e Kosovës me Turqinë do të fillojë në orën 19:15. /Gazeta Express/