Kosovari që u vra në Londër ishte vëllai i modeles së njohur - Gazeta Express
string(60) "kosovari-qe-u-vra-ne-londer-ishte-vellai-i-modeles-se-njohur"

Gazeta Express

26/12/2019 20:29

Kosovari që u vra në Londër ishte vëllai i modeles së njohur

Gazeta Express

26/12/2019 20:29

Një ngjarje e rëndë u regjistrua ditën e Krishtlindjes në Londër, kur një babai iu bë atentat para syve të djalit të vogël dhe gruas së tij.

Mediat e huaja raportojnë se Flamur Beqiri, nga Kosova, ishte vëllai i modeles së famshme Misse Beqiri. Flamuri ishte producent në Suedi, lindur në Ferizaj dhe njihej me emrin artistik “Alex”.

Vëllai i një prej emrave më të njohur në Britani, Misse Beqiri, u përball me plumba në Battersea gjatë rrugës për në shtëpi rreth orës nëntë të darkës.

Autori ia mbathi nga skena e krimit duke e lënë të vdekur në vend. Nuk dihen ende autorët e krimit, apo ndonjë armiqësi e mundshme që mund t’i ketë marrë jetën.

Ndodhën shumë shpejt. Kishte tetë deri në 10 plumba”, tha një 60-vjeçare, dëshmitare nga vendi i ngjarjes.

Ndërkohë Misse Beqiri u bë e njohur nga një shfaqje reality dhe ka qenë e martuar me futbollistin Anders Lindegaard. Tani punon si modele dhe është ndër më të paguarat në botë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement