“Një nga favoritët”, Harry Kane i ‘çelë letrat’, flet për gjasat e tij për Topin e Artë - Gazeta Express
string(81) "nje-nga-favoritet-harry-kane-i-cele-letrat-flet-per-gjasat-e-tij-per-topin-e-arte"

Futboll

Gazeta Express

03/06/2026 0:02

“Një nga favoritët”, Harry Kane i ‘çelë letrat’, flet për gjasat e tij për Topin e Artë

Futboll

Gazeta Express

03/06/2026 0:02

Ylli i Bayern Munichut, Harry Kane beson se mund të jetë një kandidat i fortë për Topin e Artë nëse udhëheq Anglinë drejt triumfit në Kupën e Botës.

Pas një sezoni spektakolar ku shënoi 61 gola në të gjitha garat, sulmuesi anglez është i bindur se suksesi në arenën ndërkombëtare do ta forconte kandidaturën e tij për çmimin më prestigjioz individual në futboll.

Kane ka kaluar një nga sezonet më të mira të karrierës së tij, duke u bërë golashënuesi më i mirë në Bundesliga me 36 gola në 31 ndeshje.

Ai gjithashtu fitoi Këpucën e Artë Evropiane për herë të dytë në tre vite dhe shtoi tre trofe kolektivë në koleksionin e tij.

Suksesi i tij ka qenë vendimtar për Bayern Munichun, ndërsa në një intervistë për “L’Équipe” ai pranoi se ëndrra për Topin e Artë është shumë reale.

“Do të isha patjetër ndër favoritët,” tha ai.

Ai shtoi se, nëse Anglia fiton Kupën e Botës, atëherë është e natyrshme që një lojtar anglez të jetë fituesi i çmimit.

Megjithatë, Kane pranon se konkurrenca është shumë e fortë dhe se suksesi në nivel klubi nuk mjafton gjithmonë.

Ai përmendi gjithashtu rivalë të tjerë të fortë për çmimin, duke theksuar se gara mbetet e hapur dhe e paparashikueshme deri në fund./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement