Kosovari që bëri tri ditë udhë deri në Hagë për ta mbështetur sot Thaçin - Gazeta Express
string(72) "kosovari-qe-beri-tri-dite-udhe-deri-ne-hage-per-ta-mbeshtetur-sot-thacin"

Kosovari që bëri tri ditë udhë deri në Hagë për ta mbështetur sot Thaçin

Gazeta Express

13/07/2020 18:26

Kosovari bëri 2 030 kilometra rrugë nga Suhareka në Hagë, për ta mbështetur Thaçin.

Një i ri nga Suhareka, Shpejtim Veselaj, ka udhëtuar nga Kosova në Holandë për t’i dalë në mbrojtje presidentit të Kosovë.

Lexo Edhe:

Ai në një bisedë në emision Frontal në T7 ka thënë se kishte një motiv që ta nis rrugëtimin e tij prej të shtunës.

“Motivi im ishte që të udhëtojë për t’i përkrahur prijësit të cilit luftuan për lirinë tonë. Unë e kam ideal si fëmijë, sepse unë në luftë isha 13 vjeçar e kam ideal UÇK-në, i kam ideal ushtrinë e UÇK-së, kolosët e luftës; Hashim Thaçin e Veselin”, ka thënë Veselaj, i cili ka treguar se ka udhëtuar me makinën e tij nga Suhareka dhe mbërritur sot në mëngjes në Hagë. /Express/