Kosovare Asllani, e lumtur për debutimin dhe për golat që i shënoi për Milanin - Gazeta Express
string(77) "kosovare-asllani-e-lumtur-per-debutimin-dhe-per-golat-qe-i-shenoi-per-milanin"

Futboll

Gazeta Express

16/08/2022 8:39

Kosovare Asllani, e lumtur për debutimin dhe për golat që i shënoi për Milanin

Futboll

Gazeta Express

16/08/2022 8:39

Kosovare Asllani e ka nisur me këmbë të mbarë eksperiencën tek Milani.

Futbollistja kosovare ishte protagoniste për “Rossoneri” duke i realizuar dy gola në debutimin e saj me Kuqezinjtë.

Lexo Edhe:

Përfaqësuesja suedeze kontribuoi në fitoren e ekipit të Maurizio Ganz me rezultat 3:1 ndaj Tokyo Verdy Beleza, në kuadër të Kupës së Italisë, shkruan “Gazeta Express”.

Asllani bashkëveproi mjaft mirë me shoqet e skuadrës dhe shfaqi gjakftohtësi kur doli përballë portieres kundërshtare.

Dhe, ish-futbollistja e Paris Saint-Germainit, Manchestet Cityt dhe Real Madridit, ndihet e lumtur me lojën që e shfaqi me ekipin e ri.

“Fitore 3:1 dhe çfarë ndjenjë e shkëlqyeshme t’i kem minutat e parë në fanellën e AC Milan”, shkroi Asllani në rrjetet sociale.

Ajo pritet ta drejtojë gjigantin italian drejt suksesit.

Kosovare Asllani është njëra prej lojtareve më të mira në Evropë në dekadën e fundit. /Gazeta Express/