Kosova është përfaqësuar me tri klube në turneun e xhudos “Bardejov Open” në Sllovaki.
Në këtë turne prestigjioz, i cili u mbajt në qytetin Bardejov, morën pjesë 1005 garues nga 14 shtete.
Trajneri Anton Cena përmes rrjeteve sociale ka dhënë detaje të këtij turneu, ku sigurisht edhe një herë u valvit flamuri i Republikës së Kosovës, derisa turneu u mbajt të shtunën dhe të dielën.
“Nje falenderim i vecante shkon per Klubin e Judos “ Bardejov” nga Bardejovi per pritje dhe cdo gje qe kane ber per ne gjate tri ditve te qendrimit tone ne kete gare. Sponsori Gjeneral “ Green Salad” faleminderit shume!”, shkroi Cena. /Gazeta Express/
Për turneun e Bardejovit postim ka bërë edhe trajneri tjetër i xhudos, Driton Kuka.