Kosova synon fitore ndaj Norvegjisë sonte - Gazeta Express
string(41) "kosova-synon-fitore-ndaj-norvegjise-sonte"

Kosova synon fitore ndaj Norvegjisë sonte

Basketboll

Gazeta Express

25/11/2021 15:00

“Dardanët” do ta nisin sonte nga ora 19:00 kampanjën parakualifikuese të FIBA Eurobasket 2025

Kosova do ta nisë sonte kampanjën parakualifikuese të FIBA Eurobasket 2025.

Lexo Edhe:

“Dardanët” do ta vizitojnë Norvegjinë, me të cilën do të përballen në Bergen duke filluar nga ora 19:00.

Verdhekaltrit kanë ushtruar për disa ditë në Prishtinë, ndërsa të hënën shkuan në Norvegji.

E të martën dhe të mërkurën ushtruan në tokën norvegjeze.

Ata janë të gatshëm për këtë sfidë, shkruan “Gazeta Express”.

Atmosfera në kampin e “Dardanëve” është mjaft e mirë dhe lojtarët e Kosovës shpresojnë në rezultat pozitiv.

Kjo do të jetë hera e parë që Kosova do të përballet me Norvegjinë.

Dardan Berisha me shokë presin mbështetje nga shqiptarët që jetojnë në këtë shtet.

Në Grupin C, krahas Kosovës dhe Norvegjisë, bën pjesë edhe Danimarka,.

Vendi i parë kualifikohet tutje, por edhe vendi i dytë më i mirë nga tri grupet parakualifikuese.

Katër kombëtare do të kualifikohen në rrethin e dytë parakualifikues.

Pas Norvegjisë, Kosova do të ballafaqohet me Danimarkën në Prishtinë më 28 nëntor. /Gazeta Express/