“Kosova – Shqipëria, 51% jom për Kosovën. Kur lujn dyjat i kqyri në dy televizorë”, Ismet Munishi e çel zemrën - Gazeta Express
string(102) "kosova-shqiperia-51-jom-per-kosoven-kur-lujn-dyjat-i-kqyri-ne-dy-televizore-ismet-munishi-e-cel-zemren"

Futboll

Gazeta Express

25/03/2024 16:41

“Kosova – Shqipëria, 51% jom për Kosovën. Kur lujn dyjat i kqyri në dy televizorë”, Ismet Munishi e çel zemrën

Futboll

Gazeta Express

25/03/2024 16:41

Emisioni “Favorit” në T7 mbrëmë trajtoi tema të ndryshme, ndërsa fokusi ishte tek Kombëtarja e Kosovës dhe tek ajo e Shqipërisë.

Ismet Munishi u pyet nga moderatorët se për cilën bën më shumë tifo, ndërsa analisti i “Favoritit” u shpreh se të dyja duhet të duhen barabartë, shkruan “Gazeta Express”.

Lexo Edhe:

Por, trajneri kosovar thotë se, duke i pasur parasysh vuajtjet, mundin dhe sakrificat për të arritur deri këtu, për një nuancë të vogël bën më shumë tifo për “Dardanët”.

“51 për qind pasi e kam veshur edhe fanellën e Kosovës, kemi dalë këtu prej një represioni shumë të madh, kemi vuajtur shumë për ta krijuar futbollin, kemi vuajtur shumë për t’u pranuar, kemi vuajtur shumë për ta bërë shtetin. Edhe jam vetë prej këtuhit dhe më duhet të them 51 për qind. Mirëpo, kur të luajnë në të njëjtën kohë, i shoh në dy televizora. Me ta thënë të drejtën, kohëve të fundit na ka dhënë më shumë entuziazëm Kombëtarja shqiptare sepse suksesi, entuziazmi po e bëjnë të veten”, deklaroi Munishi.

Për ta parë të plotë emisionin “Favorit” në Youtube, mund të klikoni më poshtë. /Gazeta Express/