Kosova në grup me Norvegjinë dhe Danimarkën - Gazeta Express
string(43) "kosova-ne-grup-me-norvegjine-dhe-danimarken"

Sport

Gazeta Express

20/08/2021 14:50

Kosova në grup me Norvegjinë dhe Danimarkën

Sport

Gazeta Express

20/08/2021 14:50

Në Gjermani është hedhur shorti për parakualifikimet e Eurobasket 2025

Kosova i ka mësuar sot emrat e kundërshtarëve në parakualifikimet e Eurobasket 2025. Shorti është hedhur në Gjermani dhe “Dardanët” kanë përfunduar në grup me ta janë Norvegjia dhe Danimarka, njofton Federata e Basketbollit të Kosovës, përcjell Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Gjithsej në këtë short ishin dhjetë shtete, ku në një grup janë katër kombëtare dhe në dy grupet tjera nga tri. Kombëtaret lidere do të kualifikohen në rrethin e ardhshëm, si dhe vendi i dytë më i mirë nga të tri grupet.

Në grupin me katër shtete, vendit të dytë nuk do t’i llogariten rezultatet nga ndeshjet me vendin e fundit. Kosova do të zhvillojë dy ndeshje në shtëpi dhe dy si mysafire. Takimet zhvillohen në dritaret në 25-28 Nëntor 2021, 24-27 Shkurt 2022 dhe 30 Qershor-3 Korrik 2022. /Gazeta Express/