Kombëtarja e Kosovës e në futboll për femra nuk ka arritur të marrë rezultat pozitiv në përballjen vendimtare me Kroacinë, duke humbur me rezultat 1-0 në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Takimi u vendos herët, me mysafiret gjetën rrugën e golit pas një goditjeje nga këndi, situatë nga e cila Karla Kurkutovic përfitoi për t’i dhënë epërsinë Kroacisë.
Ky gol rezultoi vendimtar deri në fund të ndeshjes, pavarësisht përpjekjeve të Kosovës për t’u rikthyer në lojë.
Humbja ka bërë që “Dardanet” ta lëshojnë kreun e Grupit C2, megjithëse diferenca me Kroacinë mbetet minimale.
Të dyja skuadrat kanë nga 12 pikë, por kroatet gëzon avantazh falë goldallimit më të mirë.
Megjithatë, gara për një vend në fazën e “play-offit” është larg përfundimit.
Kosova e ka ende fatin në duart e veta dhe në xhiron e fundit do të përballet me Gjibraltarin, një kundërshtar ndaj të cilit synon të arkëtojë pikët e plota.
Një fitore në atë takim do t’i mbante futbollistet kosovare në pozicion shumë të favorshëm për të siguruar një vend në “play-offin” e Kupës së Botës 2027.
Në të njëjtën kohë, shpresat për vendin e parë nuk janë shuar ende, pasi Kroacia duhet të kalojë pengesën e Bullgarisë në ndeshjen e saj të fundit./GazetaExpress/