Ish-presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka komentuar vendimin e qeverisë për ndarjen e shtesave për disa kategori.
Osmani, e ftuar në Pressing në T7, ka thënë se gara është ‘’komplet e pabarabartë’’.
‘‘Në fakt kjo vërtetë është komplet e pabarabartë për dy arsyje, e para për shkak të një propagande masive e cila e ka dëmtuar edhe vetë integritetin e procesit zgjedhor. Dhe e dyta, ka të bëjë me këtë, ne nuk jemi kundër shtesave përkundrazi, në qeverisjen tonë, jo vetëm t’i vazhdojmë ato e t’i rrisim, por edhe të garantohen me ligj. Ajo çfarë ka ndodhur tani, keqpërdorimi i një instrumenti të tillë shtetëror është i ndaluar në shumicën dërmuese të shteteve evropiane’’, ka thënë Osmani, përcjell Gazeta Express.