Kosova mposhtet nga Belgjika, humb gjasat për kualifikim tutje - Gazeta Express
string(63) "kosova-mposhtet-nga-belgjika-humb-gjasat-per-kualifikim-tutje-1"

Sporte tjera

Gazeta Express

15/01/2022 21:44

Kosova mposhtet nga Belgjika, humb gjasat për kualifikim tutje

Sporte tjera

Gazeta Express

15/01/2022 21:44

Kombëtarja e Kosovës në hendboll nuk ka arritur ta jetësojë ëndrrën për kalim në fazën tjetër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror.

Kosova u mposht në udhëtim ndaj Belgjikës me rezultat 33:29

Lexo Edhe:

Dardanët nuk arritën t’i bënin ballë vendasve, duke u mposhtur, shkruan Gazeta Express.

Pjesa e parë u mbyll me rezultat 18:12, me belgët që dominuan. Ndërsa e dyta tregoi disa përmirësime për Kosovën, megjithatë në fund, Belgjika u shkëput sërish në rezultat.

Në pjesën e dytë kthehemi në lojë, afrohemi në një gol, por na mungon qetësia për të barazuar rezultatin.

Para kësaj ndeshjeje, Kosova kishte matematikisht gjasa për kualifikim, pasi i duhej të fitonte ndaj Belgjikës dhe të shpresonte në humbjen e Turqisë nga Greqia.

Kështu, Kosova e mbyll këtë kampanjë me një fitore dhe një barazim dhe katër humbje. /Gazeta Express/