Kosova me gjashtë medalje në garën ndërkombëtare të skijimit që u mbajt në Brod - Gazeta Express
string(79) "kosova-me-gjashte-medalje-ne-garen-nderkombetare-te-skijimit-qe-u-mbajt-ne-brod"

Kosova me gjashtë medalje në garën ndërkombëtare të skijimit që u mbajt në Brod

Sporte tjera

Gazeta Express

08/03/2021 19:33

Në Brod të Dragashit, Federata Skitare e Kosovës organizoi për herë të dytë garën ndërkombëtare në nivel të FIS-it (Federatës Ndërkombëtare të Skijimit), “DARDANIA CUP – Arxhena” për kategoritë (U14 & U16) në disiplinën e Sllallomit (SL) dhe Sllallomit të Madh (GS).

Në këtë garë ndërkombëtare kanë marrë pjesë garuesë të reprezentacioneve të shteteve nga Shqipëria, Maqedonia, Sllovakia, Hungaria, Turqia dhe Kosova.

Lexo Edhe:

Kosova arriti rezulatate shumë të mira duke fituar gjithsejt 6 medalje, 2 të arta dhe 4 të bronzta.

Në kategorinë e femrave U16 në disiplinën e Slalomit të madh vendin e parë dhe medaljen e artë e fitoi Lirika Deva dhe vendin e 3 dhe medaljen e bronztë e fitoi Elena Hoxha.

Në kategorinë e femrave U14 në disiplinen e Slalomit të madh vendin e 3 dhe medaljen e bronztë e fitoi Klara Sefaj.

Në kategorinë e femrave U14 në disiplinën e Slalomit vendin e 3 dhe medaljen e bronztë e fitoi Klara Sefaj.

Në kategorinë e femrave U16 në disiplinën e Slalomit vendin e 1 dhe medaljen e artë e fitoi Lirika Deva.

Në kategorinë e meshkujve U16 në disiplinen e Slalomit vendin e 3 dhe medaljen e bronztë e fitoi Klos Vokshi.