Kosova kryen stërvitjen e fundit para ndeshjes ndaj Hungarisë, Paçarada në dyshim për nesër - Gazeta Express
string(90) "kosova-kryen-stervitjen-e-fundit-para-ndeshjes-ndaj-hungarise-pacarada-ne-dyshim-per-neser"

Kosova kryen stërvitjen e fundit para ndeshjes ndaj Hungarisë, Paçarada në dyshim për nesër

Sport

Gazeta Express

25/03/2024 19:29

Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar sot stërvitjen e fundit para ndeshjes me Hungarinë, që do të zhvillohet nesër mbrëma në Budapest.

“Dardanët” stërvitën në stadiumin “Puskas Arena”, aty ku edhe do të zhvillohet ndeshja, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) njoftoi se “për shkak të lëndimit në stërvitje mungoi Leart Paçarada, paraqitja e të cilit mbetet në dyshim për ndeshjen e nesërme”.

FFK gjithashtu shkroi se “Dardanët janë të përgatitur e motivuar maksimalisht për këtë përballje” dhe se “atmosfera në grup është tejet pozitive”.

Ndeshja mes Hungarisë dhe Kosovës do të zhvillohet nga ora 19:00.

/Gazeta Express/