Kosova e siguron miqësoren me Turqinë në golf, shpejt e zyrtarizon edhe përballjen tjetër të këtij viti - Gazeta Express
string(102) "kosova-e-siguron-miqesoren-me-turqine-ne-golf-shpejt-e-zyrtarizon-edhe-perballjen-tjeter-te-ketij-viti"

Sporte tjera

Gazeta Express

28/03/2022 10:31

Kosova e siguron miqësoren me Turqinë në golf, shpejt e zyrtarizon edhe përballjen tjetër të këtij viti

Sporte tjera

Gazeta Express

28/03/2022 10:31

Federata e Golfit e Kosovës po tregohet mjaft aktive me takime dhe me aranzhime të ndeshjeve miqësore të Kombëtares.

Nënkryetari i Federatës dhe njëherësh drejtori sportiv Lavdim Zylfiu e ka zhvilluar një takim të rëndësishëm në Stamboll me Erol Şimşek, i cili është Drejtor sportiv i Federatës së Golfit të Turqisë si dhe trajner i Reprezentacionit të Turqisë, shkruan “Gazeta Express”.

Takimi u zhvillua në resortin Kemer Golf Country Club në Stamboll pronar, i së cilës është Presidenti i Federatës së Golfit të Turqisë.

Nga ky takim është miratuar ideja që brenda vitit 2022 Republika e Kosovës dhe Republika e Turqisë ta luajnë një lojë miqësore në golf për ta thelluar bashkëpunimin edhe më shumë.

“Kemi biseduar për shumë gjëra duke e informuar njëri-tjetrin për ecurinë e zhvillimit të golfit në dy Federatat si dhe për mundësi të bashkëpunimit konkret mes dy shteteve në fushën e Golfit. Ajo çfarë u konkretizua gjatë këtij takimi të rëndësishëm është se u pajtuam për ta zhvilluar një ndeshje miqësore në golf në mes dy shteteve dhe ky është një lajm i jashtëzakonshëm pozitiv për Federatën e Golfit të Kosovës e cila këtë vit do të përkrahet nga MKRS në nivel meritor”, thekoi Zylfiu.

Gjithashtu, Zylfiu i ka thënë “Gazetës Express” se është në negociata edhe me një shtet tjetër evropian për zhvillimin e një ndeshjeje miqësore në mes të Kombëtareve këtë vit. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement