Kombëtarja e Kosovës në Volejboll në konkurencën e meshkujve ka bërë publike lista e gjerë për kampanjën kualifikuese për CEV EuroVolley.
Këto kualifikime për dardanët do të nisin më 17 gusht , ndaj Letonisë në Gjilan.
Stërvitjet do të nisin këtë të enjte dhe janë të ftuar lojtarë të cilët janë duke gëzuar formë të mirë.
Së shpejti do të publikohet emri i përzgjedhësit të ri të Kombëtares.