Në “Pressing”, të T7, të martën është duke u diskutuar për procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, ku në fazën vendimtare tashmë kusht është që Qeveria ta votojë draftin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese.
Dukagjin Gorani, gazetar, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për mungesë të transparencës – rezultat i kësaj, ai thotë se nuk e ka idenë se cili do të jetë vendimi i Qeverisë për këtë çështje.
Sipas tij, çështjet e rëndësishme nacionale po shikohen nga këndi elektoral, që sipas Goranit është gabim.
“Nuk ekziston as minimumi i transparencës. Ne sonte nuk e dimë çfarë e ka ndërmend me bë Qeveria, çfarë është ka bën Qeveria dhe çfarë mundet me ndodh nëse shkon drafti i Asociacionit në Gjykatë Kushtetuese ose nuk shkon”.
“Së paku unë nuk e kam haberin çfarë do të jetë vendimi i Qeverisë”.
“Po fakti që ne sonte po spekulojmë është brengosësh në vete sepse kjo flet për një shkëputje totale të komunikimit mes Qeverisë dhe opinionit publik për një çështje që e tejkalon rëndësinë partiake e elektorale, ka thënë Gorani. /Gazeta Express
A e keni marr aplikacionin Viva Fresh Online?! Nëse jo, çfarë po prisni?! Përmes aplikacionit Viva Fresh Online ju...