Kosova e humb ndeshjen e parë - Gazeta Express
string(29) "kosova-e-humb-ndeshjen-e-pare"

Sporte tjera

Gazeta Express

08/07/2023 22:22

Kosova e humb ndeshjen e parë

Sporte tjera

Gazeta Express

08/07/2023 22:22

Kombëtarja e Kosovës në hendboll e ka humbur ndeshjen e parë në kuadër të Kampionatit Evropian për grupmoshën U19.

Të shtunën në mbrëmje hendbollistet tona pësuan nga Sllovakia me rezultat 39:26.

Ndeshja u luajt në Pallatin e Rinisë në Prishtinë para një numri të konsiderueshëm shikuesish.

Kombëtares sonë i kushtoi hapja jo e mirë e ndeshjes. Në pjesën e parë sllovaket kanë dominuar plotësisht.

Dukshëm më mirë vajzat tona luajtën në pjesën e dytë, por jo mjaftueshëm sa për ta rrezikuar fitoren e Sllovakisë.

Priten paraqitje dukshëm më të mira të Kombëtares sonë në vazhdim të Evropianit në Prishtinë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement