Kos shpreson që qeveria e ardhshme bullgare do të ndihmojë Maqedoninë e Veriut të nisë bisedimet me BE - Gazeta Express
string(102) "kos-shpreson-qe-qeveria-e-ardhshme-bullgare-do-te-ndihmoje-maqedonine-e-veriut-te-nise-bisedimet-me-be"

Maqedoni

Gazeta Express

21/04/2026 14:32

Kos shpreson që qeveria e ardhshme bullgare do të ndihmojë Maqedoninë e Veriut të nisë bisedimet me BE

Maqedoni

Gazeta Express

21/04/2026 14:32

 Komisionerja Evropiane përgjegjëse për zgjerimin e Bashkimit Evropian, Marta Kos, tha dje se ajo shpreson që qeveria né ardhje në Bullgari pas zgjedhjeve të së dielës do të ndihmojë vendin kandidat fqinj që të hapë negociatat e pranimit me bllokun evropian.

“Shpresoj që qeveria e re bullgare do të na ndihmojë të sjellim Maqedoninë e Veriut në nisjen e negociatave”, u tha ajo anëtarëve të Parlamentit Evropian sot mbi procesin e zgjerimit të BE-së, duke kujtuar se Maqedonia e Veriut duhet që të ndryshojë kushtetutën e saj për të përfshijë komunitetin bullgar në të, një kusht i vendosur që nga korriku i vitit 2022 e i imponuar nga Bullgaria.
Kos nuk shpjegoi se çfarë pret saktësisht nga Bullgaria, përkatësisht nga qeveria në ardhje e ish-Presidentit Rumen Radev, duke ditur se është shumica parlamentare e Maqedonisë së Veriut ajo që po refuzon t’i bëjë ndryshimet kushtetuese të imponuara nga Bullgaria dhe të përqafuara nga 26 vende të tjera para katër vitesh, raporton dtt-net.com.
Qëndrimi i Radev për kushtin mbi Shkupin është i njëjtë me qeveritë e mëparshme në Sofje.

“Përfshirja e bullgarëve në Kushtetutën e RMV-së do ta përshpejtojë ndjeshëm rrugën e vendit drejt BE-së dhe shpresoj që fqinji ynë jugperëndimor do ta bëjë këtë sa më shpejt të jetë e mundur në mënyrë që të hapë derën e negociatave për anëtarësim të plotë”, citohet të ketë thënë Radev gjatë një takimi më 4 dhjetor në Sofje me komunitetin bullgar në Maqedoninë e Veriut, përfaqësues të organizatave nga qytetet e Manastirit, Ohrit, Shkupit, Prilepit, Kavadarit dhe Koçanit, përkatësisht.

“Ne të gjithë shpresojmë që integrimi i RMV-së të ndodhë sa më shpejt të jetë e mundur, por kjo nuk mund të jetë në kurriz të të drejtave të komunitetit bullgar në vend”, thuhet në një njoftim për shtyp nga zyra e tij.
Në vitin 2022, Bullgaria bindi 26 vendet e tjera anëtare të BE-së që të kushtëzonin hapjen e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut me përfshirjen e komunitetit bullgar në Kushtetutën e saj.
Qeveria e mëparshme e udhëhequr nga LSDM e BDI ishte pajtuar me me kërkesën, por nuk kishte vota të mjaftueshme, dy të tretat, në parlamentin me 120 vende për të bërë ndryshimet.

Kryeministri Hristijan Mickoski, dhe partia e tij VMRO-DPMNE, thonë se nuk do të ketë ndryshime në kushtetutën e vendit për të përfshirë bashkësinë bullgare, përveç nëse blloku evropian dhe Bullgaria garantojnë zyrtarisht se nuk do të ketë kushte të reja për Shkupin që do të mund të bëjnë me identitetin dhe gjuhën maqedonase, dhe nëse Bullgaria respekton të drejtat e bashkësisë maqedonase në Bullgari.
Shumica e maqedonasve kanë frikë se Bullgaria do të vendosë kushte të reja gjatë bisedimeve të pranimit në BE, pasi Sofja nuk e njeh gjuhën maqedonase dhe e trajton atë si një derivat të gjuhës bullgare. 

Advertisement
Advertisement
Advertisement