Vrasjet në Podgoricë dyshohet se janë kryer me armë të ftohtë, autori është kthyer në Rozhajë - ka sulmuar edhe nënën e tij - Gazeta Express
string(120) "vrasjet-ne-podgorice-dyshohet-se-jane-kryer-me-arme-te-ftohte-autori-eshte-kthyer-ne-rozhaje-ka-sulmuar-edhe-nenen-e-tij"

Lajme

Gazeta Express

21/04/2026 16:04

Vrasjet në Podgoricë dyshohet se janë kryer me armë të ftohtë, autori është kthyer në Rozhajë – ka sulmuar edhe nënën e tij

Lajme

Gazeta Express

21/04/2026 16:04

Autoritetet e Malit të Zi janë vënë në kërkim të Vehid Muric me origjinë nga Rozhaja pasi që i njëjti po dyshohet për vrasjen e trefishtë të ndodhur në qytetin e Podgoricës.

Ai dyshohet se me një mjet të ftohtë ka vrarë tre shokët e tij me të cilët ishin duke qëndruar në një banesë me qira në lagjen e njohur si “Aeroporti i Vjetër”

I dyshuari besohet se ka shkuar në qytetin e tij të lindjes mbrëmë pas krimit, ku ka ushtruar dhunë edhe ndaj nënës së tij në shtëpinë familjare, shkruan Vijesti.me, trasnmeton Express.

Familja e ka raportuar rastin në polici dhe më pas krimi është zbuluar në Podgoricë./Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement