Koronavirusi, Basha mbledh në selinë blu ekspertë të shëndetësisë - Gazeta Express
string(64) "koronavirusi-basha-mbledh-ne-seline-blu-eksperte-te-shendetesise"

Koronavirusi, Basha mbledh në selinë blu ekspertë të shëndetësisë

Gazeta Express

24/02/2020 12:49

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka zhvilluar këtë të hënë një takim me ekspertë të shëndetësisë në selinë blu, në lidhje me qëndrimet që do të mbahen për koronavirusin dhe mundësitë e prekjes apo ardhjes së virusit në Shqipëri.

Në takim me Bashën janë një sërë ish deputetësh e specialistë të fushës së mjekësisë, si Tritan Shehu, Halim Kosova, Bardh Spahia, Albana Vokshi, Orjola Pampuri, Gazment Kodusi etj.

Lexo Edhe:

Në fokus të bisedës ka qenë masat që duhet të ndërmarrë qeveria dhe shteti në lidhje me virusin, i cili po merr përmasa shqetësuese në Italinë fqinje.

Ndërkohë, sipas PD, situata që raportojnë mjekët apo qytetarët, që kanë ardhur mbrëmjen e kaluar dhe sot nga Rinasi, është krejt e ndryshme nga ajo që paraqet ministrja e Shëndetësisë.