Koreja Veriore inauguron një qytet të ri, thotë se është shembull i civilizimit - Gazeta Express
string(78) "koreja-veriore-inauguron-nje-qytet-te-ri-thote-se-eshte-shembull-i-civilizimit"

Koreja Veriore inauguron një qytet të ri, thotë se është shembull i civilizimit

Gazeta Express

03/12/2019 12:51

Koreja Veriore e ka hapur zyrtarisht për banim një qytet të ri. Mediet shtetërore të vendit komunist thanë se ky qytet është shembulli më i mirë i civilizimit modern.

Shiritin e kuq qytetit të ri ia preu, natyrisht, kush tjetër pos liderit Kim Jong-un. Ai tha se ndërtimi i qytetit të ri është njëri ndër projektet më të rëndësishme ndërtimore të vendit.

Lexo Edhe:

Sipas raportimeve të medieve shtetërore, ky qytet ka hapësirë për katër mijë familje dhe në të ka qendër skijimi dhe stadium.

Megjithatë, merret vesh se për ndërtimin e këtij qyteti është shfrytëzuar puna e detyrueshme.

Pavarësisht propagandës për investime moderne, një organizatë joqeveritare thotë se një pjesë e madhe e popullsisë së këtij shteti ende vuan nga mungesa e ushqimit, karburanteve, rrymës, ujit dhe produkteve të tjera.

Ndryshe, Koreja Veriore cilësohet si një nga vendet më të izoluara në botë dhe të huajt e kanë të vështirë të marrin informacione të pavarura për zhvillimet e brendshme në këtë shtet, shkruan “BBC”, transmeton Gazeta Express.