Konjufca: Serbia ishte e vendosur për të shfarosur këdo që ishte shqiptar - Gazeta Express
string(72) "konjufca-serbia-ishte-e-vendosur-per-te-shfarosur-kedo-qe-ishte-shqiptar"

Lajme

Gazeta Express

19/04/2024 14:50

Konjufca: Serbia ishte e vendosur për të shfarosur këdo që ishte shqiptar

Lajme

Gazeta Express

19/04/2024 14:50

Kryeparlamentari, Glauk Konfuca ka bërë homazhe në Hallaq të Vogël dhe në Rufc të Ri të Lipjanit, prej ku ka thënë se lufta ishte e pabarabartë, me Serbinë të vendosur për të shfarosur këdo që ishte shqiptar.

Më tej, Konjufca ka thënë se të rënët atje, e kemi për detyrë të mos i harrojmë dhe të bëjmë gjithçka për të vendosur drejtësi.

Lexo Edhe:

Ai është shprehur po ashtu se e kemi borxh ndaj tyre që të punojmë për zhvillim e përparim.

“Gjatë muajit prill të 1999-ës masakrat e forcave pushtuese të Serbisë ndaj civilëve të pambrojtur shqiptarë, po shtoheshin gjithnjë e më shumë, po bëheshin gjithnjë e më makabre, brenda fushatës kriminale të gjenocidit ndaj popullit tonë. Lufta ishte e pabarabartë, me Serbinë gjenocidale të vendosur për të shfarosur këdo që ishte shqiptar, edhe pse ata ishin të paarmatosur, me të vetmen ëndërr për të jetuar të lirë e të pavarur në atdheun e vet”, ka shkruar ai në Facebook.