Konjufca kësaj radhe e votoi veten - Gazeta Express
string(34) "konjufca-kesaj-radhe-e-votoi-veten"

Lajme

Gazeta Express

22/03/2021 11:54

Konjufca kësaj radhe e votoi veten

Lajme

Gazeta Express

22/03/2021 11:54

Glauk Konjufca u zgjodh sot kryetar i Kuvendit të Kosovës, raporton Gazeta Express.

Propozimin e tij e ka bërë deputeti Adnan Rrustemi, derisa 69 deputetë kanë votuar pro zgjedhjes së tij, 33 kundër dhe asnjë nuk ka abstenuar.

Lexo Edhe:

Edhe Konjufca votoi për veten kësaj radhe, pasi që njëjtë nuk kishte vepruar edhe në vitin 2019.

Konjufca ishte në krye të organit më të lartë ligjvënës pas zgjedhjeve të 6 tetorit të vitit 2019, kur Vetëvendosje doli partia e parë

Ashtu siç e kërkon rregulli, Lëvizja Vetëvendosje si grupi më i madh parlamentare kishte propozuar Konjufcën për kryetar të Kuvendit.

Më pas Konjufca mori besimin e 75 deputetëve për tu zgjedhur kështu kryetar i Kuvendit, por që ai vet kishte abstenuar.

Por, Konjufca sot ka votuar pro propozimit të Vetëvendosjes për emërimin e tij në pozitën e të parit të Kuvendit.

Ndërsa, sot janë zgjedhur edhe nënkryetarët e Kuvendit të Kosovës.

Nga LVV, nënkryetare është zgjedhur Saranda Bogujevci.

Nga PDK-ja Bedri Hamza është zgjedhur nënkryetar i Kuvendit, nga LDK-ja nënkryetar është zgjedhur Kujtim Shala.

Ndërkaq Lista Serbe e ka propozuar Sllavko Simiqin për nënkryetar të Kuvendit.

Për këtë ekip nënkryetarësh për kanë votuar 107 deputetë, 6 kundër dhe asnjë abstenim. /Express/