Konferenca e parë ndërqeveritare mes Maqedonisë së Veriut dhe BE-së të mbahet deri në fund të vitit - Gazeta Express
string(99) "konferenca-e-pare-nderqeveritare-mes-maqedonise-se-veriut-dhe-be-se-te-mbahet-deri-ne-fund-te-vitit"

Konferenca e parë ndërqeveritare mes Maqedonisë së Veriut dhe BE-së të mbahet deri në fund të vitit

Gazeta Express

22/09/2020 16:59

Konferenca e parë ndërqeveritare mes Maqedonisë së Veriut dhe BE-së të mbahet deri në fund të vitit, ndërsa po bëhen negociata teknike për harmonizimin e kornizës negociuese, këtë e konfirmoi edhe një herë Euro-komesari për Zgjerim, Oliver Varhelyi në takimin me Zv/kryeministrin për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov.

Gjatë vizitës në Bruksel, Dimitrov takoi edhe homologun gjerman, Mihael Rot i cili theksoi se konferenca e parë ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut është një nga prioritetet e larta të presidencës gjermane me BE-në. Dimitrov nga ana tjetër ka thënë se procesi i negociatave është mjeti më i mirë për inkorporimin e standardeve evropiane në vend dhe se Maqedonia e Veriut është përcaktuar të bëhet demokraci perspektive evropiane, ku do të sundojë ligji.

Lexo Edhe: