Komunat me më së shumti raste aktive me koronavirus - Gazeta Express
string(51) "komunat-me-me-se-shumti-raste-aktive-me-koronavirus"

Komunat me më së shumti raste aktive me koronavirus

Gazeta Express

10/07/2020 17:53

Më 13 mars të këtij viti u konfirmuan dy rastet e para me COVID-19, në Kosovë. Nga ajo ditë, numri i rasteve të konfirmuara me këtë sëmundje ka arritur në 4 mijë e 307, prej të cilave raste aktive janë 2 mijë e 118. Por, cilat janë komunat me më së shumti raste aktive?

Bazuar në një infografikë që ka publikuar zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, komuna me më së shumti raste aktive është Prishtina me gjithsej 879 raste.

Lexo Edhe:

Pas Prishtinës, me numër më të madh të rasteve aktive renditen Ferizaj, Prizreni, Fushë Kosova, Mitrovica e Jugut dhe Vushtrria. Në këto gjashtë komuna, numri i rasteve aktive shkon në mbi 600.

Këto komuna prijnë edhe për nga numri i vdekjeve nga kjo sëmundje. Vetëm në Prizren, Prishtinë, Pejë e Rahovec janë regjistruar 44 vdekje.

Kosova po përballet me shtim të rasteve me Covid-19 prej lehtësimit të masave. Mbrëmë u raportuan 207 raste të reja me këtë sëmundje. Numri total i të prekurve është 4307, ndërsa 2095 persona janë shëruar dhe 94 kanë ndërruar jetë.

IKSHPK kërkon që të respektohen masat e mbajtjes së distancës dhe mbajtjës së maskës që të kalohet sa më shpejt kriza me pandeminë. /Gazeta Express