Komiteti Olimpik i mbështet Federatat me 23 mijë euro - Gazeta Express
string(53) "komiteti-olimpik-i-mbeshtet-federatat-me-23-mije-euro"

Sport

Gazeta Express

22/12/2020 14:34

Komiteti Olimpik i mbështet Federatat me 23 mijë euro

Sport

Gazeta Express

22/12/2020 14:34

Bordi Ekzekutiv i Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK) ka marrë vendim që t’i mbështesë Federatat Olimpike dhe Jo-Olimpike të Kosovës, pas vështirësive të krijuara nga përhapja e pandemisë Covid 19.

Lexo Edhe:

Shuma e ndarë për Federatat është rreth 23 mijë euro, të cilat do të ndahen nga 700 euro për Federatat Olimpike dhe 500 për Federatat Joolimpike të Kosovës.

Për federatat olimpike, KOK ka fituar fonde nga Asociacioni i Komiteteve Olimpike Kombëtare (ANOC), Komiteti Olimpik i Evropës (KOE) dhe Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (KON).

Për të mos i anashkaluar Federatat Jo-Olimpike, Bordi Ekzekutiv i KOK-ut ka vendosur që këto Federata të mbështeten nga të hyrat e sponsorëve të KOK-ut.

Gjatë këtij viti, institucioni më i lartë i sportit kosovar i ka mbështetur edhe sportistët elitarë të sporteve të xhudos, boksit, mundjes dhe notit, bazuar në kërkesat e tyre për heqjen e shpenzimeve të përgatitjeve gjatë pandemisë. /Gazeta Express/