Komiteti Olimpik i Kosovës e ka fituar çmimin prestigjioz “6Prill Nisma e Vitit 2020” nga organizata ndërkombëtare “Peace and Sport” (Paqja dhe Sporti”).
KOK-u u shpërblye për kontributin e dhënë në shënimin e 6 Prillit – Ditës Ndërkombëtare të Sportit për Zhvillim dhe Paqe, e cila shënohet duke bartur letrën e bardhë, ose përmes aktiviteteve që rrisin ndërgjegjësimin për t’u marrë me sport, si mjet për zhvillim dhe paqe, raporton Gazeta Express.
KOK kishte organizuar kampanjën masive shpërblyese të publikimit të fotove dhe videove me letër të bardhë, duke përdorur mesazhet inkurajuese: #RriNshpi #BejSport #Kenaqu, të cilës iu kishin bashkuar më shumë se 5 mijë pjesëmarrës.
KOK-u ishte në konkurrencë me Federatën Ndërkombëtare të Xhudos, Ministrinë për Edukim, Shkencë, Kulturë dhe Sport të Gjeorgjisë, “Sporti për Jetë” e Palestinës dhe Sekretariatin e Shtetit për Rininë dhe Sportin brenda Ministrisë së Arsimit të Portugalisë.
Për këtë çmim vendosi juria profesionale e “Peace and Sport” si dhe votat e publikut online. /Gazeta Express/
? BREAKING NEWS! The winner in the "April6 Initiative of the Year" category awards is… ? Watch the video to know! @govpt @ipdj_ip @judo @ps4Lorg @NOCKOSOVO @jprebelo_sejd @seungminRYU4 & Adrien Mare #ChampionforPeace
— Peace and Sport (@peaceandsport) December 16, 2020
Link to the video: https://t.co/Ld0FBjV0Gn