Komisioni hetimor për shkarkimin e Metës mbyll hetimin, të premten del raporti - Gazeta Express
string(77) "komisioni-hetimor-per-shkarkimin-e-metes-mbyll-hetimin-te-premten-del-raporti"

Komisioni hetimor për shkarkimin e Metës mbyll hetimin, të premten del raporti

Gazeta Express

13/07/2020 15:43

Komisioni hetimor për shkarkimin e Presidentit Meta ka zhvilluar këtë të hënë mbledhjen, pas më shumë se 3 muajsh pushim.

Komisioni ka mbyllur hetimit dhe pritet që të formulojë raportin e saj këtë të premte. Kreu i komisionit hetimor Ulsi Manja referoi provat e administruara, ndërsa si pjesë e dosjes do të jetë dhe raporti i Venecias.

Lexo Edhe:

Manja: Para se të përgatitet raporti përfundimtar i Komisionit më duhet ta deklaroj të mbyllur hetimin administrativ sipas planit të hetimit. Data 17, dita e premte do të duhet të jetë afati kur relatorët të na sjellin raportin paraprak që ditën e hënë të zhvillojmë diskutimin dhe miratimin e raportit përfundimtar për seancën plenare.

”Pa e paragjykuar mund të dalë 1 raport, por mund të jetë 1 raport me 2 mendime, sepse në këtë komision hetimor kemi përbërje mazhorancë-opozitë. Komisioni duhet të miratojë me vendim përfundimtar, raportin përfundimtar të hetimeve, i cili përmban konkluzionet e hetimit, provat që kanë çuar komisionin në këto konkluzione, si dhe propozimet për zgjidhjen e çështjes, ose masa ndëshkimore për personat përgjegjës, nëse ka të tillë.”

Pritet që më datë 30 korrik raporti t’i dërgohet Kuvendit të Shqipërisë, i cili nëse e kalon me vota, hap procesin e mëtejshëm për dërgimin e kërkesës për shkarkim në Gjykatën Kushtetuese (deri më tani jo funksionale), e cila vendos nëse Presidenti shkarkohet apo jo./Express