Komisionet Hetimore, Kushtetuesja pranon shqyrtimin e kërkesës së PD-së - Gazeta Express
string(70) "komisionet-hetimore-kushtetuesja-pranon-shqyrtimin-e-kerkeses-se-pd-se"

Komisionet Hetimore, Kushtetuesja pranon shqyrtimin e kërkesës së PD-së

Shqiperi

Gazeta Express

24/04/2024 18:15

Gjykata Kushtetuese do të marrë në shqyrtim kërkesën e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike për shfuqizimin e ligjit të miratuar nga mazhoranca në Kuvend për mëyrën e funksionimit të Komisioneve Hetimore.

Gjykata Kushtetuese njofton se ka pranuar kërkesën e Grupit Parlamentar të PD për shqyrtimin me përparësi të kushtetutshmërisë së ligjit të ri për Komisionet Hetimore.

Lexo Edhe:

Sipas njoftimit të Gjykatës Kushtetuese, çështja e kushtetushmërisë së ligjit për Komisionet Hetimore do të shqyrtohet në seancën e  datës 27 Maj 2024, ora 10.00.