Komision parlamentar kundër dezinformimit dhe ndërhyrjeve në zgjedhje, Edi Rama: Të ecet përpara me shpejtësi - Gazeta Express
string(103) "komision-parlamentar-kunder-dezinformimit-dhe-nderhyrjeve-ne-zgjedhje-rama-te-ecet-perpara-me-shpejtesi"

Komision parlamentar kundër dezinformimit dhe ndërhyrjeve në zgjedhje, Edi Rama: Të ecet përpara me shpejtësi

Shqiperi

Gazeta Express

29/03/2024 13:09

Partia Socialiste ka depozituar në Kuvendin e Shqipërisë kërkesën për krijimin e Komisionit të Posaçëm Parlamentar, me fokus koordinimin dhe mbikëqyrjen e të gjitha përpjekjeve institucionale për të luftuar dezinformimin dhe format e tjera të ndërhyrjes së huaj në proceset demokratike në Shqipëri.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama përmes një statusi në rrjetet sociale, u shpreh se ngritja e këtij Komisioni është shumë e rëndësishme.

Lexo Edhe:

“Shumë e rëndësishme për të ecur përpara me shpejtësi të plotë”, thekson Rama.

Më herët, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi njoftoi se ka kërkuar nga Kuvendi ngritjen Komisionit të Posaçëm.

“Duke u bazuar në angazhimet e Shqipërisë që rrjedhin nga: Memorandumi i Mirëkuptimit i datës 15 shkurt 2024 ndërmjet Shqipërisë dhe SHBA-së për të adresuar manipulimin e informacionit nga aktorët e shteteve të huaja; Deklarata e Tiranës e 28 shkurtit 2024 e Samitit Ukrainë-Evropë Juglindore; dhe rekomandimet e BE-së për “vazhdimin e përpjekjeve për mbylljen e hapësirës për ndërhyrjet e huaja dhe manipulimin e informacionit”, bën të ditur Çuçi.

“Komisioni i Posaçëm do të zbatojë një qasje holistike dhe afatgjatë për adresimin e ndërhyrjes së huaj në proceset demokratike, që mund të përfshijnë fushatat e dezinformimit në mediet tradicionale dhe sociale për të ndikuar në opinionin publik, mbështetjen financiare të drejtpërdrejtë dhe të tërthortë për përpjekjet për dezinformim, shantazhimin ekonomik të aktorëve publikë dhe manipulimin e shoqërisë civile”, përfundon Çuçi.