KOK-u e kujton Bllazheviqin: Qiro ishte mjaft i dashur në Kosovë - Gazeta Express
string(63) "kok-u-e-kujton-bllazheviqin-qiro-ishte-mjaft-i-dashur-ne-kosove"

KOK-u e kujton Bllazheviqin: Qiro ishte mjaft i dashur në Kosovë

Sporte tjera

Gazeta Express

08/02/2023 15:39

Komiteti Olimpik i Kosovës është institucioni i radhës që e ka kujtuar trajnerin legjendar kroat, Qiro Bllazheviq, i cili ndërroi jetë në mëngjesin e sotëm pas një beteje të gjatë me sëmundjen e kancerit.

KOK-u në postimin e tij në rrjetet sociale e ka përmendur kontributin që e kishte dhënë Bllazheviq në vitet e 80-ta kur e kishte drejtuar Prishtinën drejt mbetjes në ligën elitare jugosllave atë kohë.

Lexo Edhe:

“Qiro ishte mjaft i dashur për komunitetin e sportit në Kosovë, duke drejtuar me shumë pasion e sukses gjeneratën e artë të Prishtinës, në elitën e futbollit të ish-RFJ në edicionin 1985/86. Prehu në paqe legjendë?”, shkruan shtëpia e sportit kosovar. /Gazeta Express/