Klubi i njohur turk interesohet për Muhamet Hysenin - Gazeta Express
string(51) "klubi-i-njohur-turk-interesohet-per-muhamet-hysenin"

Klubi i njohur turk interesohet për Muhamet Hysenin

Futboll

Gazeta Express

18/04/2024 14:37

Muhamet Hyseni është njëri prej futbollistëve më të mirë në futbollin kosovar për momentin.

Sulmuesi i Llapit ka shkëlqyer në këtë sezon dhe kjo ka bërë që ai t’iu bie në sy klubeve evropiane.

Lexo Edhe:

23 vjeçari me gjasë është duke i kaluar muajt e fundit të eksperiencës me ekipin llapjan, të cilin e kanë vërshuar ofertat për sulmuesin e tij.

Sipas sajtit të specializuar “Transfermarkt” në versionin e tij në turqisht, klubi i njohur i këtij vendi, Kasimpaşa ka shprehur interesim për sulmuesin e rrezikshëm, i cili i ka realizuar 19 gola në Superligë dhe një në Kupën e Kosovës në këtë edicion, përcjell “Gazeta Express”.

“Sulmuesi 23 vjeçar, i cili ka bërë mrekulli në këtë sezon, i përdor të dyja këmbët. Është ndër lajmet që Kasimpaşa dëshiron ta shtojë në skuadrën e saj një nga dy golashënuesit më të mirë në ligën e Kosovës. Së fundmi, lojtarët ballkanikë vazhdojnë ta tregojnë forcën e tyre në ligën tonë. Džeko, Rashica, Haxhiahmetovic, Hajradinoviç, Visca, Muçi, Manaj, janë vetëm disa prej tyre”, shkruan Transfermarkt.

Trajneri Tahir Batatina javë më parë për “Gazetën Express” kishte konfirmuar se lojtarin e tij kryesor po e kërkojnë disa klube, ndërsa kishte shtuar se Hyseni vlen 1 milion euro. /Gazeta Express/