Klubi gjerman e do Mustafin - Gazeta Express
string(27) "klubi-gjerman-e-do-mustafin"

Klubi gjerman e do Mustafin

Gazeta Express

12/11/2020 17:00

Qendërmbrojtësi shqiptar pritet të largohet nga Arsenali në fund të sezonit si transfer i lirë

Eksperienca e Shkodran Mustafit në Arsenal po shkon drejt fundit.

Lexo Edhe:

Qendërmbrojtësi shqiptar po e kalon vitin e fundit të kontratës me “Gunners” dhe palët nuk planifikojnë ta vazhdojnë atë.

Prandaj, përfaqësuesi gjerman mund të largohet verën e ardhshme nga Londra si lojtar i lirë.

Sipas mediumit gjerman “Sport1, futbollisti shqiptar nga Maqedonia e Veriut pritet të rikthehet në Bundesligë për sezonin e ardhshëm, përcjell Gazeta Express.

28 vjeçari pëlqehet nga klubi gjerman, Eintracht Frankfurt.

Edhe vetë ish-futbollisti i Evertonit, Sampdorias e Valencias e ka shprehur dëshirën për t’u rikthyer në Gjermani.

Ndërkohë flitet se interesim për të kanë shfaqur edhe klubet italiane.

Mustafi nuk e kishte një aventurë pozitive në “Emirates Stadium” deri tash. /Gazeta Express/