Klubet italiane mund t’i humbin 700 milionë euro, shkaku i koronavirusit - Gazeta Express
string(70) "klubet-italiane-mund-ti-humbin-700-milione-euro-shkaku-i-koronavirusit"

Gazeta Express

15/03/2020 12:32

Klubet italiane mund t’i humbin 700 milionë euro, shkaku i koronavirusit

Gazeta Express

15/03/2020 12:32

Klubet e Serie A mund t’i humbin deri në 700 milionë euro nëse pjesa e mbetur e këtij sezoni nuk mund të përfundonte, sipas gazetës italiane “La Repubblica”.

Liga elitare italiane është pezulluar për shkak të koronavirusit, sëmundjes ngjitëse të njohur si COVID-19, transmeton Gazeta Express.

Kanë mbetur edhe 13 xhiro për t’u zhvilluar deri në përfundim të këtij sezoni në Serie A.

Për momentin, është propozuar që sezoni të rinisë më 2 maj, dhe të përfundojë më 30 qershor.

Megjithatë, asnjë vendim nuk mund të merret derisa UEFA ta mbajë mbledhjen vendimtare të martën, ku do të vendoset për fatin e Kampionatit Evropian 2020 dhe për mënyrën më të mirë sesi të përfundohen garat në Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës.

E përditshmja italiane raporton se klubet italiane do t’i humbin 700 milionë euro në të drejtat televizive, nëse garat në Serie A, Kupën e Italisë dhe garat evropiane nuk përfundojnë.

Thuhet se klubet do t’i kërkojnë ndihmë qeverisë dhe Ministrisë së Sportit, nëse ndodh kjo. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement