Klopp: Atalanta e meritoi kualifikimin, do të japim gjithçka për titullin - Gazeta Express
string(71) "klopp-atalanta-e-meritoi-kualifikimin-do-te-japim-gjithcka-per-titullin"

Futboll

Gazeta Express

19/04/2024 14:37

Klopp: Atalanta e meritoi kualifikimin, do të japim gjithçka për titullin

Futboll

Gazeta Express

19/04/2024 14:37

Jurgen Klopp e pranoi pas ndeshjes se Atalanta e meritoi avancimin në Europa League. Skuadra italiane siguroi një biletë në gjysmëfinale falë triumfit 0-3 në “Anfield”, ndërkohë që ishte e pamjaftueshme për The Reds fitorja 0-1 në Bergamo.

“U eliminuam në fushën tonë. Atalanta e meritoi kualifikimin. Kur fiton 3-1 pas dy ndeshjeve do të thote se e meriton të kalosh në raundin tjetër.

Lexo Edhe:

Më pëlqeu qasja që kishim, por ishte e qartë se duhej të futnim topin në rrjetën kundërshtare. Ishte e vështirë të ruanim ritmin e lartë gjatë 90 minutave.

Ky ishte problemi më i madh, këtu u bë diferenca. Në pjesën e parë Atalanta bëri shumë presing lart. Sigurisht që një gol i dytë do të na kishte ndihmuar shumë…

Jam i zhgënjyer që nuk ia dolëm, por ata e merituan. Le të përqendrohemi te kampionati. Do të japim gjithçka kemi. 

Premier League mbetet kampionati më i bukur në botë, edhe pse ligat e tjera kanë përparuar. Por mbetet kampionati më intensiv. Jemi gati të japim gjithçka për të fituar titullin”, deklaroi trajneri gjerman.