Kjo është pozita momentale e Kosovës në "Tokyo 2020" - Gazeta Express

Sporte tjera

Gazeta Express

01/08/2021 11:17

Kjo është pozita momentale e Kosovës në “Tokyo 2020”

Sporte tjera

Gazeta Express

01/08/2021 11:17

Sot po zhvillohet dita e nëntë e Lojërave Olimpike “Tokyo 2020”.

Kina vazhdon të prijë në listën e medaljeve me 50 medalje gjithsej, 23 të arta, 14 të argjendta dhe 13 të bronzta, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Pas saj gjendet ShBA-ja me 54 medalje gjithsej, 20 të arta, 20 të argjendta dhe 14 të bronzta.

Ndërkohë, Kosova gjendet në vendin e 20-të nga të gjitha vendet pjesëmarrëse me dy medalje të arta gjithsej, një të Distria Krasniqit dhe një të Nora Gjakovës.

Deri tash 10 garues të Kosovës i kanë mbyllur garat në Tokyo 2020, teksa vetëm mundësi Egzon Shala nuk ka garuar ende. /Gazeta Express/