Reperi Coolio vdiq nga një mbidozë e fentanilit në moshën 59-vjeçare në shtator të vitit 2022, konfirmoi një zëdhënës i familjes për TMZ të enjten.
Krijuesi i hiteve Gangstas Paradise, emri i vërtetë i të cilit është Artis Leon Ivey Jr, kishte gjithashtu gjurmë heroine dhe metamfetamine në sistemin e tij kur u gjet i vdekur më 28 shtator në dyshemenë e banjës së shtëpisë së një miku të tij në LA.
Zëdhënësi Jarel Posey gjithashtu bëri të ditur se astma dhe pirja e duhanit gjatë gjithë jetës kishin luajtur rol shumë të madh në vdekjen e tij.
Fëmijët e Coolio-s, Brandi, Jackie, Melan, Christopher, Artis III, Darius dhe Artisha “do ta kujtojnë babanë e tyre për njeriun e madh që ishte” dhe duan që publiku të dijë se sa shumë i donte, tha Posey.
Familjarët dhe shoqëria e muzikantit tani planifikojnë të nderojnë babanë e tyre përmes dokumentarëve dhe filmave – dhe të zgjerojnë më tej trashëgiminë e tij muzikore.
Kujtojmë se gjatë karrierës së tij, Coolio kishte kënduar edhe në Prishtinë.