Kimi Raikkonen e qet në shitje Ferrarin e tij, ky është çmimi i tij marramendës - Gazeta Express
string(78) "kimi-raikkonen-e-qet-ne-shitje-ferrarin-e-tij-ky-eshte-cmimi-i-tij-marramendes"

Sporte tjera

Gazeta Express

23/01/2022 13:07

Kimi Raikkonen e qet në shitje Ferrarin e tij, ky është çmimi i tij marramendës

Sporte tjera

Gazeta Express

23/01/2022 13:07

Pavarësisht llogarive milionere në bankë, futbollistë dhe pilotë të Formula 1 zgjedhin gjithnjë e më shpesh të shesin super makinat e tyre, duke i besuar faqeve të internetit ose kompanive të famshme.

Rooney dhe Aguero kanë zgjedhur të heqin dorë nga makinat e tyre Lamborghini, ndërsa Kimi Raikkonen kërkon të lirojë vend në garazh duke nxjerrë në shitje Ferrari-n e tij Ferrari F12tdf.

Lexo Edhe:

Kompania që e ka nxjerrë në shitje ka përfshirë edhe çmimin e frikshëm: plot 1.8 milionë euro.

Një çmim shumë i lartë në krahasim me Ferrari-t e tjera F12tdf, por që pasyqron denjësisht veçantinë dhe prestigjin e pronarit të saj.