Khabib tërhiqet nga meçi kundër Ferguson - Gazeta Express
string(40) "khabib-terhiqet-nga-meci-kunder-ferguson"

Khabib tërhiqet nga meçi kundër Ferguson

Gazeta Express

01/04/2020 22:40

Khabib Nurmagomedov e ka përjashtuar veten nga ndeshja e UFC 249 kundër Tony Ferguson, që duhej të zhvillohej më 18 prill.

Nurmagomedov ka lajmëruar këtë të mërkurë në Instagram se do të jetë në izolim gjatë pandemisë Covid-19.

Lexo Edhe:

“Kuptoj gjithçka dhe jam më i mërzitur se ju për anulimin e ndeshjes”, ka shkruar Khabib.

“Si shumë të tjerë, edhe unë kisha shumë plane, por nuk mund të kontrolloj gjithçka”.

“Vendet më të mëdha dhe kompanitë më të mëdha janë të tronditur nga ajo që po ndodh. Por Khabib duhet të ndeshet gjithsesi? Kujdesuni për veten dhe vihuni në vendin tim”.