Te klubi i Ulpianës po shpresojnë në një ndryshim të vendimit nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK).
Siç dihet, Ulpiana dhe Vllaznia e Pozheranit u përjashtuan nga Liga e Parë, pasi FFK-ja vlerësoi se ndeshja mes tyre ishte e kurdisur, shkruan Gazeta Express.
Por, te klubi nga Lipjani ka shpresë që ky vendim të ndryshohet pas ankesës.
Në faqen zyrtare të klubit është publikuar një fotografi, ku përveç lojtarëve, aty shihet edhe presidenti i Ulpianës, Jeton Gashi.
“Vazhdojm deri në vendimin final të Federatës”, thuhet në mbishkrimin e kësaj fotografie.
/Gazeta Express/