Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryeministër Bedri Hamza, i ka bërë ftesë kryeministrit aktual, Albin Kurti për ballafaqim në debat publik, duke i thënë se prej sot ‘kur të don dhe ku të don’, shkruan Gazeta Metro.
Sonte në ‘Rubikon’, ka qenë i ftuar kandidati i PDK’së për kryeministër, Bedi Hamza. Ai u pyet nga gazetari se a do t’i kërkojë kryeministrit Kurti një duel në debat.
Hamza ishte i shkurtër, duke thënë se i kërkon debat Kurti, madje ai tha se kryeministri mund ta caktojë kohën dhe vendin.
“Prej sonte kur të don, ku të don edhe i garantoj debat të edukuar”, u shpreh kandidati për kryeministër i PDK’së.
Si përgjigje të PDK’së ndaj thirrjeve të qytetarëve për jetë, mirëqenie dhe të ardhme më të mirë e quajti kryetari i PDK-së Memli Krasniqi vendimin e djeshëm që ta nominojnë Bedri Hamzën për kryeministër, në garën që ende nuk ka ditë fillimi. /gazetametro.net