Këto konsiderohen 10 restorantet më të mira në Mbretërinë e Bashkuar - Gazeta Express
string(68) "keto-konsiderohen-10-restorantet-me-te-mira-ne-mbreterine-e-bashkuar"

Fun

Gazeta Express

15/06/2022 22:25

Këto konsiderohen 10 restorantet më të mira në Mbretërinë e Bashkuar

Fun

Gazeta Express

15/06/2022 22:25

Një restorant afër një qyteti të vogël tregtar në zonën rurale të Wales, ka mundur “kundërshtarët” e shumtë nga Londra dhe ka marrë vendin e parë si restoranti më i mirë në Mbretërinë e Bashkuar.

Përderisa restorantet londineze dominuan përsëri Çmimet Kombëtare për Restorante, Ynshir Machylleth u bë restoranti i parë jashtë territorit anglez që fitoi çmimin si restoranti më i mirë prej se çmimet filluan të ndaheshin për herë të parë në vitin 2007, përcjell Telegrafi.

Duke u votuar katër herë si restoranti më i mirë në Wales në pesë vitet e fundit, Ynshir që ka 2 yje Michelin, “kërceu” në vendin e parë nga vendi i pesëmbëdhjetë që e kishte vitin e kaluar.

Në fotot e shfaqura më poshtë ju mund ta shihni listën e 10 restoranteve më të mira në Mbretërinë e Bashkuar.

1.Ynyshir

2.Moor Hall

3.Brad Shoreditch

4.The Britz

5.Bibi Mayfair

6.The Ledbury

7.A. Wong

8.Core by Clare Smyth

9.Ikoyi

10.L’Enclume

Advertisement
Advertisement
Advertisement