Federata e Peshkatarëve me aksion në Nashec, Krushë e Lukinjë për mbrojtjen e peshkut, sekuestron rrjeta - Gazeta Express
string(102) "federata-e-peshkatareve-me-aksion-ne-nashec-krushe-e-lukinje-per-mbrojtjen-e-peshkut-sekuestron-rrjeta"

Lajme

Gazeta Express

25/04/2026 23:29

Federata e Peshkatarëve me aksion në Nashec, Krushë e Lukinjë për mbrojtjen e peshkut, sekuestron rrjeta

Lajme

Gazeta Express

25/04/2026 23:29

Federata e Peshkatarëve të Kosovës ka njoftuar se më 26 prill 2026, rreth orës 18:00, rojet e saj kanë zhvilluar aksione në mbrojtje të shumimit të peshkut në zonën Nashec–Prizren, Krushë dhe deri në Lukinjë, ku kanë konfiskuar rrjeta të paligjshme të peshkimit.

Në njoftim shtohet edhe se, edhe më 23 prill në Nashec, rojet kanë konfiskuar dy rrjeta të krahut dhe një mjet të ndaluar peshkimi (terfuk/gjid), për çka është iniciuar menjëherë kallëzim penal.

Postimi:

Konfiskohen rrjeta të paligjshme në Nashec të  Prizrenit, rojet e peshkatarëve në aksion për mbrojtjen e peshkut

Federata e Peshkatarëve të Kosovës ka njoftuar se më 26 prill 2026, rreth orës 18:00, rojet e saj kanë zhvilluar aksione në mbrojtje të shumimit të peshkut në zonën Nashec–Prizren, Krushë dhe deri në Lukinjë.

Gjatë këtyre kontrolleve janë konfiskuar rrjeta të paligjshme të peshkimit, ndërsa aktivitetet janë zhvilluar me angazhimin e plotë të rojeve në terren.

Ndërkaq, edhe më 23 prill në Nashec, rojet kanë konfiskuar dy rrjeta të krahut dhe një mjet të ndaluar peshkimi (terfuk/gjid), për çka është iniciuar menjëherë kallëzim penal.

Nga Federata u është shprehur mirënjohje rojeve për punën dhe përkushtimin e tyre në ruajtjen e pasurisë ujore.

Advertisement
Advertisement
Advertisement