Aksident i rëndë në Lezhë – Vetura gjendet përmbys, raportohet për dy të vdekur - Gazeta Express
string(76) "aksident-i-rende-ne-lezhe-vetura-gjendet-permbys-raportohet-per-dy-te-vdekur"

Lajme

Gazeta Express

25/04/2026 23:42

Aksident i rëndë në Lezhë – Vetura gjendet përmbys, raportohet për dy të vdekur

Lajme

Gazeta Express

25/04/2026 23:42

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në Lezhë.

Një makinë është gjetur e përmbysur në kanal, në rrethana ende të panjohura.

Siç raporton Top Chanel, dyshohet për dy viktima.

Viktima janë babë e bijë, dhe sipas burimeve dyshohet se aksidenti ka ndodhur që në orët e pasdites.

Makina ka rënë në një kanal e përmbysur. Kanë qenë familjarët të cilët kanë kërkuar për të afërmit e tyre, kur vetëm pak kohë më parë gjatë patrullimit ka qenë një patrullë policie e cila ka konstatuar makinën e përmbysur në kanal, ku janë gjetur edhe dy viktimat e pajeta.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave.

Advertisement
Advertisement
Advertisement